Aksident në Graçanicë, vdes një person - NACIONALE

Aksident në Graçanicë, vdes një person

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në mes të fshatrave Uglarë dhe Preoc të Graqanicës.

Zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka njoftuar se në aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete në lëvizje.

Dje rreth orës 11:20 kemi pranuar informatën se në rrugën mes fshatrave Uglarë dhe Preoc të Graqanicës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në spitalin e Graqanicës. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku.” – ka thënë Ahmeti.

Lajme të ngjashme