Aksident në Gjurakovc të Klinës – makina kthehet përmbys
Në fshatin Gjurakovc të Komunës së Klinës, një makinë është parë teksa është kthyer përmbys.
Nuk dihen ende pasojat e këtij aksidenti, por ajo që shihet nga fotografia, të cilën lexuesit e Nacionales e kanë dërguar, është një qytetar sipër makinës së përmbysur.
Kujtojmë se ditëve të fundit ka pasur shumë aksidente trafiku, në mesin e tyre një me fatalitet, ku në autostradën “Ibrahim Rugova” një person mbeti i vdekur, ndërsa tre të tjerë të lënduar.