Aksident në Ferizaj: Tre persona të lënduar - NACIONALE

Aksident në Ferizaj: Tre persona të lënduar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një aksident trafiku është regjistruar këtë të shtunë në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, në afërsi të nënkalimit, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore.

Nga aksidenti kanë pësuar lëndime trupore tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në repartin e Emergjencës në Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur për Klankosova.tv se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

“Ka ndodhur aksident trafiku me lëndime në mes dy veturave me targa vendore me ngasës MSHK Kosovar. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës. Veç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona M/sh/k kosovar , të cilët kanë pranuar tretman mjekësor ne Emergjencën e Ferizajt . Rasti i referohet gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Veselit.

Lajme të ngjashme