Aksident në Ferizaj, dy persona të lënduar - NACIONALE

Aksident në Ferizaj, dy persona të lënduar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti rrugor në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj. Lajmin e bëri të ditur Kanun Veseli, zëdhënës në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj.

Sipas Veselit, në aksident u përfshin dy vetura, një me targa vendore dhe një me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit dy shoferët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore.

“Veç dëmeve të shkaktuara materiale në dy veturat, lëndime trupore kanë pësuar dy shoferët, të cilët janë dërguar nê Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e aksidentit dhe po e heton rastin mbi shkaqet e aksidentit”, ka thënë Veseli për Klan Kosova.

Lajme të ngjashme