Aksident në Bresje, katër të lënduar
Katër persona të lënduar kanë mbetur si pasojë e një aksidenti herët në mëngjes, në Bresje.
Lajmin e ka bërë të ditura Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 05:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Pejë- Prishtinë, saktësisht në fshatin Bresje,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona”, ka thënë Ahmeti.