Aksident në autostradën që lidh Veternikun me Fushë-Kosovën, tre të lënduar - NACIONALE

Aksident në autostradën që lidh Veternikun me Fushë-Kosovën, tre të lënduar

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në autostradën që lidh lagjen Veternik me Fushë-Kosovën.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Aksidenti ka ndodhur në autostradën në segmentin Veternik-Bresje. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësorë”, ka thënë ai.

Për shkak të këtij aksidenti, janë krijuar kolona të gjata të automjeteve.

Lajme të ngjashme