Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person - NACIONALE

Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person

23 orë më parë

nga NACIONALE

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Rasti është raportuar në polici rreth orës 12:30, ndërsa në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se, bazuar në të dhënat e para nga vendi i ngjarjes, një person ka pësuar lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e aksidentit, ndërsa hetimet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të tij po zhvillohen nga autoritetet.

Lajme të ngjashme