Aksident mes autobusit e kamionit në Egjipt, të paktën 25 të vdekur
Së paku 25 persona vdiqën dhe 31 të tjerë u lënduan të martën në mëngjes në Egjipt, kur një autobus u përplas me një kamion në një rrugë shkretinore në veri të vendit.
Autobusi ishte nisur nga qyteti Assiut drejt Kajros me 45 pasagjerë dhe e goditi kamionin e parkuar anash rrugës.
Shkaktari i aksidentit nuk është menjëherë i qartë. Sidoqoftë, sipas raportimeve fillestare, drejtuesi e kishte parkuar kamionin në rrugë për t’i ndërruar një gomë, kur autobusi u përplas në të.
Në vendin e ngjarjes shkuan dhjetë autoambulanca për t’i dërguar në spital personat e lënduar.