Aksident me fatalitet: Dy të vdekur në rrugën Prishtinë – Podujevë - NACIONALE

Aksident me fatalitet: Dy të vdekur në rrugën Prishtinë – Podujevë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e hershëm të ditës së sotme në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Si pasojë, dy persona kanë mbetur të vdekur. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë me targa të huaja dhe një autobus.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Në mesin e të lënduarve, janë edhe dy fëmijë.

“Ahmeti ka bërë me dije se viktimat janë një 35-vjeçare me inicialet M.S dhe një 36-vjeçar me inicialet Sh.S, derisa të lënduar kanë mbetur dy fëmijë”, ka thënë Ahmeti

Lajme të ngjashme