Aksident i tmerrshëm në hyrje të Prizrenit, dyshohet për tre të lënduar
Një aksident tejet i rëndë ka ndodhur në hyrje të Prizrenit.
Mediat lokale të Prizrenit, raportojnë se ka dyshime për tre persona të lënduar, për të cilët ende nuk dihet gjendja.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se nuk dihet ende gjendja e të lënduarve.
“Ka ndodhur një aksident trafiku në hyrje të Prizrenit, ku janë lënduar tre persona. Ende nuk dihet nëse ata kanë marrë lëndime të lehta apo të rënda”, tha Bytyqi.