Aksident i rëndë në Plavë: Ndërrojnë jetë katër persona, tre prej tyre shqiptarë - NACIONALE

Aksident i rëndë në Plavë: Ndërrojnë jetë katër persona, tre prej tyre shqiptarë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Mal të Zi, në Barane në afërsi të Plavës.

Sipas raportimeve të mediave në Mal të Zi, tre nga viktimat janë shqiptarë dhe një është shtetas malazez.

Raportohet se në aksident ishin të përfshira dy automjete. Automjetet thuhet se janë përplasur kokë më kokë.

Rasti është duke u hetuar.

Lajme të ngjashme