Aksident i rëndë në mes një veture dhe një autobusi në magjistralen Prishtinë-Pejë - NACIONALE

Aksident i rëndë në mes një veture dhe një autobusi në magjistralen Prishtinë-Pejë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture ka ndodhur në fshatin Gllaviçicë në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Si pasojë e aksidentit, një person është dërguar urgjencë në spital pasi ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Lajmin e ka konfirmuar për Nacionalen, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:55 policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Gllaviqicë. Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture. Një person është lënduar dhe ka pësuar lëndime serioze, është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës” -tha Gashi.

Lajme të ngjashme