Aksident i rëndë në Gllarevë, tre të lënduar
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në Gllarevë.
Lajmin e ka bërë të ditur, Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.
“Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në Gllarevë. Si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Gashi.