Aksident i rëndë në Irak: Kamioni mbyt gjashtë fëmijë, 14 të tjerë lëndohen
Gjashtë fëmijë të shkollës fillore vdiqën dhe 14 të tjerë u lënduan, kur një kamion frigorifer goditi një grup fëmijësh të martën afër qytetit jugor të Irakut, Basra, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme.
Vozitësit i humbi kontrolli, pasi frenat e kamionit dështuan dhe automjeti u përplas në një grup nxënësish që po ecnin anash rrugës në qytezën Hartha, në periferinë veriore të qytetit Basra, thanë policia dhe dëshmitarët, raporton agjencia “Reuters”.
Burimet spitalore thanë se disa prej fëmijëve të lënduar ndodhen në gjendje kritike me lëndime të rënda në kokë.
Kryeministri i Irakut, Mohammed Shia al-Sudani, dha urdhër për një hetim të menjëhershëm rreth aksidentit fatal, thuhet në një deklaratë të zyrës së tij.