AKP merr në posedim objektet e mbyllura më parë në veri ku operonte ilegalisht banka serbe
Agjencia Kosovare Privatizimit (AKP) ka marrë në posedim objektet e ndërmarrjes shoqërore Jugobanka në veri, që deri në muajin maj kanë qenë duke u shfrytëzuar nga banka shtetërore serbe “Banka e Kursimore së Postës”.
Fjala është për disa filiale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.
AKP në këtë aksion u asistua nga Policia e Kosovës.
“Aty kanë qenë për qëllime kontrolli, kanë shënuar inventarin dhe kanë kontrolluar objektin”, ka thënë zëvendëskomandanti i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, siç e citoi “KoSSeV”.