Aksident në fshatin Parallovë, nuk raportohet për persona të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Parallovë.
Sipas Ismet Hashanit, zëdhënës i Policisë së Gjilanit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00.
Aksidenti ka rezultuar vetëm me dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
“Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 19:00 në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan në fshatin Parallovë. Nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale”, tha Hashani.