AKB: Këtë vit 55% e kosovarëve do të shkojnë në pushime me paratë nga burimet e borxhit dhe huazimet
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka publikuar disa të dhëna e të cilat tregojnë që 57 për qind e kosovarëve pritet të kalojnë pushimet verore.
Në hulumtimin e tyre të publikuar në Facebook, thuhet se 24 për qind nuk e kanë ndonjë plan për pushime verore, 13 për qind. ndoshta do të shkojnë dhe 6 për qind nuk janë përgjigjur.
Më tej, raporti i tyre thekson se paratë për pushime do t’i sigurojnë përmes kredive me 30 për qind, 40 për qind nga kursimet dhe 25 për qind nga huazimet.
“Agim Shahini Kryetar I AKB-ës thotë se nga kjo mund të konstatojmë se vetem 57% e qytetarëve të kosovës e kane mundësin tê shkojne në pushime, kurse 43% nuk e kanë këtë mundesi për pushime edhe pse kanë nevojë,kurse nga 57% që e kane këtë mundësi 55% e tyre shkojnë me paratë nga burimet e borxhit dhe huazimet.” – thuhet në shkrimin e tyre.
Shkrimi i plotë:
Këtë vitë 57% e Kosovarëve do të shkojnë në pushime Verore
AKB ka bër një studim hulumtues se sa qytetar Kosovar do të shkojnë këtë vitë në pushime verore,ku I marrin paratë dhe ku do të shkojnë.
Nga ky studim rezulton se 57% të qytetarëve tê kosovës do shkojnë në pushime verore,24% as që kanë në plane pushimin veror,13% ndoshta kurse 6% nuk kan dhe ndonjë pergjigjeje.
Ne pytjen tjetër ku do I marrin paratë për pushime,rezulton se 40% nga kursimet, 30% nga kreditë, 25% nga huazimet ,5% nuk jane përgjigjë.
Agim Shahini Kryetar I AKB-ës thotë se nga kjo mund të konstatojmë se vetem 57% e qytetarëve të kosovës e kane mundësin tê shkojne në pushime, kurse 43% nuk e kanë këtë mundesi për pushime edhe pse kanë nevojë,kurse nga 57% që e kane këtë mundësi 55% e tyre shkojnë me paratë nga burimet e borxhit dhe huazimet.
Në ditët në vijim do të publikohet pjesa e dytë se ku po shkojnë për pushime kosovarët në Verën 2024 dhe sa para do I hargjojne.