Ajvazi për ‘tregun e lirë’ të ZRrE-së: Bizneset ndihen si peshku në zall, duke u mbytur ngadalë - NACIONALE

Ajvazi për ‘tregun e lirë’ të ZRrE-së: Bizneset ndihen si peshku në zall, duke u mbytur ngadalë

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kushtrim Ajvazi ka paralajmëruar se ‘tregu i lirë’ i ZRrE-së, i cili po implementohet krejtësisht në mënyrë të dhunshme, do t’i kushtoj ekonomisë mbi 100 milionë euro, pa asnjë masë mbrojtëse.

Sipas tij, bizneset po ndihen sikur peshku në zallë, ndërsa institucionet vetëm shikojnë.

E plotë:

Vendimmarrja për daljen në tregun e lirë të energjisë kështu në mënyrë të dhunshme do t’i kushtojë ekonomisë mbi 100 milionë € kosto shtesë – pa asnjë masë mbrojtëse, pa kompensim, asnjë mbështetje.

Bizneset sot ndihen si peshku në zallë – duke u mbytur ngadalë, ndërsa institucionet vetëm shikojnë.

Nëse kërkesa jonë nuk ka qenë bindëse, vazhdojeni… fundin e shihni!

Lajme të ngjashme