Ajvazi jep lajmin për prodhuesit vendor: Pezullohet vendimi i ZRRE-së për “tregun e lirë" të energjisë
Kushtrim Ajvazi nga Shoqata e Prodhuesve Vendor ka thënë se është pezulluar nga gjykata vendimi (që nuk ka vendim, por thjesht njofitm) i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për t’i vendosur në mënyrë të detyruesme në të ashtuquajturin treg të lirë të energjisë mbi 1 mijë e 300 biznese vendore.
Postimi i Ajvazit:
PEZULLOHET VENDIMI PËR TREGUN E LIRË!
Pas qëndrimit të palëkundur – e vërteta triumfoi!
E dëshmuam ditë e natë që ishte një vendim i gabuar dhe i dëmshëm për bizneset e posaqërisht për prodhuesit tanë.
Nuk kishte as analizë, as llogari, as drejtësi. Kishte vetëm ngutje dhe padrejtësi.
Sot u kthye një frymëmarrje shprese.
Faleminderit të gjithëve që nuk u lodhën së ngrituri zërin.
Prodhuesit duhet të frymojnë lirshëm.
Ky është vetëm fillimi.
NUK DO TË NDALEMI DERI NË FUND.