Aishja nga Skënderaj tregon qysh kujdeset për tre burra epileptikë dhe mbeti pa social e pa asnjë cent
Gazetarja e Nacionales, Anita Nikaj, ka vizituar Aishen nga Komuna e Skënderajt, e cila ka rrëfyer sfidat më të mëdha me të cilat përballet teksa kujdeset për tre burra me epilepsi.
Aishja i ka thënë Nacionales se mbeti pa social e pa asnjë cent, derisa ka treguar shpënzimet e mëdha për medikamentet që trajtojnë epilepsinë.
Shënim: Të gjithë ata që duan të ndihmojnë në ndonjë formë Aishen, le të kontaktojnë në redaksinë e gazetës Nacionale!