AIP-ja kërkon nga autoritetet mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurimin e qasjes në dokumente publike
Agjencia për Informim dhe Privatësi u ka bërë thirrje autoriteteve lokale mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurimin e qasjes në dokumente publike.
Agjencia ka kërkuar nga Komunat e Kosovës “zbatimin e obligimeve ligjore, si dhe përpunimin të dhënave personale në harmoni me kërkesat e Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe për garantimin e së drejtës për qasje në dokumente publike, sipas Ligjit Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike.”
Në njoftimin në Facebook, Agjencia ka kërkuar “caktimi i zyrtarit për Mbrojtje të të Dhënave Personale si dhe zyrtarit për Qasje në Dokumente Publike, duke kërkuar njëkohësisht zhvillimin dhe fuqizimin e rolit të këtyre dy zyrtarëve në kuadër të ushtrimit të detyrave dhe përgjegjësive të tyre në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike.”
Njoftimi i plotë:
Agjencia për Informim dhe Privatësi kërkon nga autoritetet lokale mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurimin e qasjes në dokumente publike
24 qershor 2024, Prishtinë
Në kuadër të realizimit të planit gjashtëmujor të punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjes në informata, përkatësisht sigurimin e zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Agjencia ka realizuar takime informuese me Kryetarët dhe Nënkryetarët e 38 Komunave të Republikës së Kosovës.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve informuese, Agjencia për Informim dhe Privatësi, ka kërkuar nga Komunat e Kosovës, zbatimin e obligimeve ligjore, si dhe përpunimin të dhënave personale në harmoni me kërkesat e Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe për garantimin e së drejtës për qasje në dokumente publike, sipas Ligjit Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike.
Ndër të tjera, është kërkuar caktimi i zyrtarit për Mbrojtje të të Dhënave Personale si dhe zyrtarit për Qasje në Dokumente Publike, duke kërkuar njëkohësisht zhvillimin dhe fuqizimin e rolit të këtyre dy zyrtarëve në kuadër të ushtrimit të detyrave dhe përgjegjësive të tyre në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike.
Në takimet informuese me Komunat, Agjencia ka kërkuar hartimin dhe publikimin e Politikave të Privatësisë, hartimin e rregullores së brendshme për sigurinë e përpunimit të të dhënave personale, anonimizimin e të dhënave personale gjatë publikimit të dokumenteve që lëshon Komuna dhe publikimin proaktiv të dokumenteve publike në ueb faqen zyrtare të institucioneve Komunave.
Kërkesa e Agjencisë drejtuar Komunave të Kosovës është bërë në kuadër të takimeve informuese të realizuara me Kryetarët e Komunave, për të plotësuar kërkesat ligjore, konform Ligjit Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike si dhe Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen të Dhënave Personale.
Kërkesat e Agjencisë për Informim dhe Privatësi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurimin e qasjes në dokumente publike janë adresuar përmes takimeve informuese me Komunat: Shtime, Ferizaj, Suharekë, Pejë, Klinë, Gjakovë, Deçan, Obiliq, Hani i Elezit, Kamenicë, Gjilan, Prishtinë, Dragash, Prizren, Skenderajt,Vitisë, Kaçanikut, Vushtrri, Podujevë, Lipjani, Zubin Potok, Mitrovicë Veriut, Mitrovicë e Jugut, Zveçan, Leposaviç, Graçanicë, Kllokot, Partesh, Ranillug, Novobërd, Fushë Kosovës, Malishevës, Rahovecit, Mamushës, Shterpcës, Istog, Gllogoc dhe Junik.