Ahmeti pë kandidaturën e Sejdiut: Abdixhiku do të duhej të konsultohej me Kryesinë dhe Grupin Parlamentar - NACIONALE

Ahmeti pë kandidaturën e Sejdiut: Abdixhiku do të duhej të konsultohej me Kryesinë dhe Grupin Parlamentar

3 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se kreu i partisë do të duhej ta njoftonte Kryesinë dhe Grupin Parlamentar të LDK-së për emrin e presidentit, para se ai të bëhej publik.

Sipas tij, Abdixhiku e ka bërë krejt të kundërtën dhe se tash mbetet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i GP-së së LDK-së për emrin e Bekim Sejdiut.

“Unë mendoj që po, është dashtë me u konsultu. Është dashtë me pasë pajtueshmëri, e masanej me e bo publike. Më duket që kanë shku krejt të kundërtën. Tash jemi në një situatë që besoj se Kryesia do ta gjejë një zgjidhje”, ka deklaruar Imri Ahmeti.

Lajme të ngjashme