Ahmeti: Nuk më vjen mirë që marëdhëniet Kosovë-ShBA e BE janë aq të ftohta
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, shprehu shqetësimin për përkeqësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, duke rikujtuar rolin vendimtar të aleatëve ndërkombëtarë në çlirimin e Kosovës.
“Nuk më vjen mirë që marrëdhëniet janë aq të ftohta me Amerikën dhe Evropën sepse pa ndihmën e tyre ne shumë vështirë do e kishim, ne lirinë e fituam dhe lamë me gjak por bashkë me aleatët e çliruam Kosovën. Nuk më vjen mirë që gjuha shqipe nuk është gjuha zyrtare në Maqedoni, që për atë gjuhë ata kanë derdhur gjakun. Na duhet akoma vendim e veprim i përbashkët, i kemi ngritur bashkë të gjitha ushtritë e proceset. Ti shpiem bashkë deri në anëtarësimin e Kosovës në NATO, e në Bashkimin Evropian dhe të jetojmë të lirë në paqe dhe në sovranitet”, tha ai.