Ahmeti: Lideri i opozitës, Zelenski nga AliEkspresi - NACIONALE

Ahmeti: Lideri i opozitës, Zelenski nga AliEkspresi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ali Ahmeti ka shkruar në Facebook, duke i quajtuar agjenda regresive protestat në Maqedoninë e Veriut, kundër propozimit francez për mosmarrëvëshjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut e Bullgarisë.

Ahmeti liderin e opozitës Histrian Mickoski e ka quajtur Zelinski të porositur në AliEkspres.

“Maqedonia e veriut nuk është Ukrainë dhe Europa nuk është Rusi për të dal në protesta udhëheqësi i opozitës me bluzë të gjelbër si një ëannabe Zelenski nga AliEkspresi.

Dhe ashtu siç edhe pritej, forcat regresive në shërbim të agjendave të huaja dështuan dhe qytetarët nuk i përkrahën.

Sot ngadhnjeu Maqedonia Europiane dhe forcat progresive në vend, sot ngadhnjeu bashkëjetesa, ardhmëria dhe shpresa”. Ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë i tij