Ahmeti i PSD-së: Kurti po e poshtëron opozitën, aventurat e tij janë të rrezikshme për vendin
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Bardh Ahmeti ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e poshtëron opozitën, dhe se këta, po nënshtrohen para tij.
Ahmeti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se mbështetja e tyre për veprimet e Kurtit, është e dëmshme.
“Aventurat e Kurtit jane te rrezikshme per vendin. Kosova ka nevoje per opozite te forte e te qendrueshme, perballe nje kryeministri autoritar e populist”, ka thënë mes tjerash ai.
Kryeministri Kurti sot në një konferencë për media, u pyet edhe nëse do ta takojë opozitën, njëjtë siç bëri i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar.
“Është e vërtetë që unë s’e kam takuar opozitën, prej që Kuvendi ka shkuar në pushim veror. E pash dje që përvec meje edhe z.Gabriel Escobar e kishte marrë malli për opozitën. Edhe mua më ka marrë malli për opozitën. Dhe do ta pyes z. Escobar se qysh ka kalu me opozitën, si është opozita si e kemi opozitën”, ka thënë ai.