Ahmeti: Ka iniciativë për ta paditur UÇK-në në Tribunalin e Hagës për krime lufte - NACIONALE

Ahmeti: Ka iniciativë për ta paditur UÇK-në në Tribunalin e Hagës për krime lufte

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se ka informacione se ekziston një iniciativë për ta paditur Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) në Tribunalin e Hagës.

Ahmeti, duke folur në emisionin “Rishtazi” në KohaCast, tha se ka informacione se ka një iniciativë nga Gjykata Kushtetuese për të hapur “plagë të vjetra”. Sipas tij, kjo iniciativë ka të bëjë me padinë ndaj Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare për krime lufte.

Ai tutje tha se kjo çështje nuk e frikëson, por se dhimbja është më e madhe kur hapet një plagë e vjetër dhe se këtë çështje e kanë mbyllur shumë vite më parë.

“Kam informacione që ka iniciativa në Gjykatën Kushtetuese për të hapur çështjet e Tribunalit të Hagës, për ta paditur Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare për krime lufte. Jo që më frikëson, por të hapësh plagë të vjetra, dhimbja është më e madhe sesa kur hapet një plagë e re. Janë çështje që i kemi mbyllur më shumë se 20 vite më parë”, tha Ahmeti

Lajme të ngjashme