Ahmeti i PSD-së për raportimin e Nacionales: A pe dini kjo Fitorja që thojke mos bleni produkte serbe? Bash qajo
Ismail Veliu, plaku 90-vjeç, ka rrëfyer për Gazetën Nacionale se ka pranuar kërcënime e presion nga familjarët e deputetes së VV-së, Fitore Pacolli.
Veliu ka bërë të ditur se gjithçka sillet rreth një toke, që i njëjti ka deklaruar se e ka blerë në vitet e 90-ta nga një serb, dhe sipas tij familjarët e Pacollit e kanë kërcënuar duke i thënë se toka është e tyre dhe se kanë blerë.
Rreth kësaj ka reaguar anëtari i Partisë Socialdemokrate, Bardh Ahmeti ku ka thënë se baba i Fitore Pacollit e ka gjet një serb, që për të cilin dëshmon krejt fshati se ka kry krime në Kosovë.
Ahmeti gjithashtu ka kujtuar thirrjet e Pacollit për të mos blerë produkte serbe.
Postimi i plotë:
Kqyrne cfare rasti. Baba i Fitore Pacollit e ka gjet nje serb per te cilin krejt fshati deshmon se ka kry krime ne Kosove, per me i'a ble nje toke per te cilen tashme ka pagu nje kusheri i tij. A pe dini kjo Fitorja qe thojke mos bleni produkte serbe? Eh bash qajo.
