Ahmeti i PSD-së për qeverinë: Nuk don me i mbet zyrtar pa u korruptuar - NACIONALE

Ahmeti i PSD-së për qeverinë: Nuk don me i mbet zyrtar pa u korruptuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i PSD-së, Bardh Ahmeti ka thënë se Qeveria e Kurtit ende nuk e ka shkarku zëvendësministrin Almir Veliji, ku për ketë të fundit dyshohet se është i përfshirë në një afër për ryshfet.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka përmendur edhe Martin Berishaj, i cili dyshohet se është përfshirë në një skandal të madh financiar në Slloveni.

Qeveria Kurti hala nuk e ka shkarku zv.ministrin Almir Veliji, të cilit i doli përgjimi që ka pranu ryshfet. Ka kalu një javë dhe ende nuk ka asnjë deklarim për këtë aferë korruptive. Njëjtë si për Martin Berishajn, si për aferën në ministrinë e Liburn Aliut me dajën e Vetëvendosjes, me Hysen Durmishin e dostat e tij. Asnjë fjalë as për Rozeta Hajdarin qe u dënu për deklarim të rrejshëm të pasurisë. Qeveri që u ndërtua mbi premtimin për ndalje të korrupsionit, e që nuk don me i mbet zyrtar pa u korruptuar.” – ka shkruar Ahmeti.

Lajme të ngjashme