Agron Demi propozon që pasaportat e Kosovës të jenë 60 faqe
Agron Demi nga Instituti për Sudime të Avansuara – GAP, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar rreth mungesës së materialeve për prodhimin e pasaportave.
Që ky problem të zgjidhet, Demi ka pyetur se përse shteti nuk shtyp pasaporta me më shumë faqe.
“Duke marr parasysh që pasaportat e kosovarëve mbushen shumë shpejtë me viza një javore, duke marr parasysh që administrata shtetërore tash e shumë vjet nuk është e aftë me u pajis me letër për shtypjen e pasaportave, si dhe duke marr parasysh koston e nxjerrjes së një pasaporte dhe mundësitë e humbura, përse shteti nuk lëshon pasaporta me reth 60 faqe, në vend të pasaportes aktuale me 15 faqe?”, pyet Demi, që siç shkrua ai, ka shtete që me rastin e riaplikimit për pasaportë automatikisht lëshojnë pasaportë me 52 faqe të lira.
Ndërkohë, arsyetimi i ministrit Sveçla për mungesën e materiale për prodhimin e tyre, është për shkak të siç kishte deklaruar ai zakonisht, problemit të zingjirit të furnizimit si pasojë e pandemisë dhe luftës në Ukrainë.
Sveçla së fundmi ka kërkuar nga Gjermania që të lejojë shtetasit kosovarë hyrja e tyre në këtë shtet me pasaporta të skaduara.
