Agon Maliqi: VV po rikthehet në origjinë – zhvillim që i demaskon - NACIONALE

Agon Maliqi: VV po rikthehet në origjinë – zhvillim që i demaskon

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Agon Maliqi vlerëson se Vetëvendosje po tregon hapur orientimin e saj drejt një “Repubilke të Tretë”, duke sfiduar modelin kushtetues të Kosovës. Sipas Maliqit, kjo është një formë e demaskimit dhe sinqeriteti i imponuar nga rrethanat, pasi partia nuk ka numra për të qeverisur.

“VV me gjasë po rikthehet në origjinë dhe ky kushtimisht nuk është edhe zhvillim aq i keq, sepse është demaskim. Tash po tregojnë hapur se në fakt po punojnë për Republikën e Tretë; se në fakt janë kundër modelit të sotshëm kushtetues dhe se; po mundohen ta shembin këtë model të shtetit nga brenda. Ky është fundja qëndrim legjitim që e reflekton disponimin e një pjese të madhe të shoqërisë, e cila kurrë nuk u pajtua me kompromisin e vitit 2008. Është edhe qëndrim i sinqertë, edhepse është sinqeritet i imponuar nga rrethanat dhe nga mungesa e numrave për të qeverisur. Me fjalë të tjera Kurti po thotë: “tash që s’mi dhatë çelësat e shtëpisë me sundu vetë, unë ua kalli shtëpinë.”” – shkroi Maliqi mes tjerash.

Sipas tij, agjenda politike e VV-së nuk ofron rrugëdalje për sfidat ndërkombëtare që Kosova vazhdon të ketë. Maliqi e krahasoi situatën me realitetin që Thaçi e kuptoi pas 2008-ës: alternativa ndaj modelit Ahtisaari do të sillte vetëm një shtet etnik me korrigjim kufijsh, opsion që u hodh poshtë.

Një tjetër problem, sipas analistit, është roli i “Metropolitankave” dhe 'guxoistëve' që, duke refuzuar çdo alternativë pozitive, e mbajnë vendin të ngulfatur në një nacionalizëm të kufizuar dhe negativ.

Lajme të ngjashme