AGK: Viti 2023, viti me më së shumti kërcënime dhe sulme ndaj gazetarëve dhe mediave
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka falënderuar të gjithë gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët për punën e tyre gjatë vitit 2023.
Në shkrimin e AGK-së, thuhet se viti 2023 ka qenë viti me më së shumti kërcënime dhe sulme ndaj gazetarëve dhe mediave.
"Viti 2023, shënon vitin me më së shumti raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve e medieve, që janë raportuar në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës."
“Gazetarët dhe kameramanët, si asnjëherë më parë rrezikuan sigurinë e tyre fizike duke raportuar në kushte të jashtëzakonshme, në muajin maj dhe qershor nga veriu i Republikës së Kosovës. Andaj, ju jemi mirënjohës që misionin për informimin e qytetarëve, e bëtë në kushte tejet të rënduara, pa mjetet e nevojshme të punës, dhe e pa u frikësuar,”
“Falënderim e mirënjohje edhe për të gjithë kolegët tjerë që kanë raportuar nga terrenet e tjera të ndryshme, e janë kërcënuar nga qytetarë, zyrtarë, pjesëtarë të sigurimit dhe persona publik” – thuhet ndër të tjera në reagim.
Njoftimi i plotë: