AGK: Të tronditur me sulmin ndaj kamermanit Muji në veri të Mitrovicës - NACIONALE

AGK: Të tronditur me sulmin ndaj kamermanit Muji në veri të Mitrovicës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Asocicioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar për sulmin e raportuar ndaj kamermanit Jetmir Muji, të Insajderit, i cili është sulmuar në Mitrovicën e Veriut.

Duke e cituar Insajderin, AGK ka theksuar se është e shqetësuar për sulmin.

Sipas kësaj medie, Muji bashkë me gazetarin, Visar Duriqi, kanë qenë në veri për të përgatitur një emision, kur kanë parë futjen në veturë të një të riu nga disa persona. Kur Muji e ka xhiruar ngjarjen, ai është sulmuar nga këta persona, dhe ka përfunduar në Emergjencën e Spitalit në jug të Mitrovicës.

AGK-ja shpreh shqetësim dhe tronditje me sulmin, njëherësh e fton Policinë e Kosovës, që ta hetojë me urgjencë rastin dhe t’i identifikojë personat përgjegjës.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e AGK-së.

Lajme të ngjashme