AGK: Të dhënat private të gazetares Ardiana Thaçi-Mehmeti janë shpërndarë në grupin me 70 mijë anëtarë në Discord
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se të dhënat private të gazetares Ardiana Thaçi – Mehmeti janë shpërndarë në një grup me 70 mijë anëtarë në Discord.
Në një reagim në rrjetin social Facebook, nga AGK janë shprehur të shqetësuar duke thënë se gazetarja ka marrë dhjetëra mesazhe me përmbajtje eksplicite seksuale mbrëmjen e së enjtes.
“Gazetarja ka marrë dhjetëra mesazhe me përmbajtje eksplicite seksuale, të enjten mbrëma nga anëtarët e këtij grupi. Kjo ndodhë pak muaj pasi që gazetarja Thaçi – Mehmeti raporti gjerësisht për grupin e ngjashëm në Telegram, të njohur si AlbKings, ku shpërndahen numra dhe të dhëna personale të grave me qëllim të denigrimit.
AGK-ja dënon fuqishëm këtë ngacmim të tmerrshëm online ndaj gazetares, dhe e sheh si fushatë të re hakmarrëse për shkak të punës dhe raportimit të saj. AGK-ja qëndron të solidaritet të plotë me të” – thuhet në reagim.
Tutje, është bërë thirrje që Policia dhe Prokuroria urgjentisht të hetojnë administratorët e këtij grupi dhe ta mbyllin atë.