AGK-ja i reagon FFK-së pas gjuhës së rrezikshme ndaj Albanian Post-it - NACIONALE

AGK-ja i reagon FFK-së pas gjuhës së rrezikshme ndaj Albanian Post-it

1 vit më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur edhe një herë shqetësimin e saj për gjihën e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

FFK-ja lëshoi një deklaratë duke etiketuar disa gazetarë sportivë si “grupe kriminale me interesa të caktuara”.

Reagimi i AGK-së:

AGK-ja dënon gjuhën e FFK-së ndaj portalit “Albanian Post”

Federata e Futbollit të Kosovës ka lëshuar një komunikatë të re, ku përdor gjuhë të papranueshme ndaj portalit Albanian Post, duke e lidhur atë me “struktura kriminale”.

AGK-ja e dënon këtë gjuhë të rrezikshme ndaj medies nga ana e organit më të lartë të futbollit në vend.

AGK-ja e fton Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova që në vend të sulmeve dhe gjuhës së rëndë, të adresojë raportimet në këtë dhe media të tjera për mënyrën e funksionimit të këtij institucioni të rëndësishëm.

Lajme të ngjashme