AGK-ja e dënon sjelljen e mbrojtjes së afërt të Kurtit ndaj gazetares
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka lëshuar një reagim, përmes sëcilit ka dënuar pengimin në detyrë të gazetares Blerta Dalloshi nga ana e mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti.
Në reagimin e AGK-së thuhet se maltretimi i tillë është i papranueshëm.
“Maltretimi në formë të tillë i gazetarëve është i papranueshëm, dhe ndikon në rritjen e pasigurisë për komunitetin medial në Kosovë.” – shkruhet në reagimin e AGK-së.