AGK-ja e dënon sjelljen e Kurtit ndaj gazetarës Arbëreshë Uka - NACIONALE

AGK-ja e dënon sjelljen e Kurtit ndaj gazetarës Arbëreshë Uka

1 vit më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka dënuar sjelljen dhe qasjen e kryeministrit në detyrë Albin Kurti ndaj gazetarës së Klan Kosova, Arbreshë Uka.

Gazetarja Uka e ka pyetur Kurtin për mungesën e barnave në QKUK, teksa ai i është përgjigur me ton arrogant, duke i thënë “lej ti albuminat. Thuj pronarit tuaj, televizionit tuaj le t’ia kthejnë 62 milionë Telekomit”.

“Kjo është një qasje e papranueshme e Kurtit ndaj medieve dhe gazetarëve, dhe përpjekje e hapur për të minuar punën e tyre, dhe për të fshehur mungesën e transparencës së qeverisë që ai ka udhëhequr në këto vitet e fundit.

Sulme si këto të Kurtit, qeverisë dhe partisë së tij, kanë kontribuar në masë të madhe që Kosova të bie drastikisht në indeksin e lirisë së medieve.”- thuhet ndër të tjera në reagim.

E plotë:

Sjellje e papranueshme e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ndaj gazetares Arbëresha Uka

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon ashpër sjelljen dhe qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ndaj gazetares së televizionit, Klan Kosova, Arbëresha Uka, gjatë një deklarimi publik.

Gazetarja Uka e ka pyetur Kurtin për mungesën e barnave në QKUK, teksa ai i është përgjigur me ton arrogant, duke i thënë “lej ti albuminat. Thuj pronarit tuaj, televizionit tuaj le t’ia kthejnë 62 milionë Telekomit”.

Kjo është një qasje e papranueshme e Kurtit ndaj medieve dhe gazetarëve, dhe përpjekje e hapur për të minuar punën e tyre, dhe për të fshehur mungesën e transparencës së qeverisë që ai ka udhëhequr në këto vitet e fundit.

Sulme si këto të Kurtit, qeverisë dhe partisë së tij, kanë kontribuar në masë të madhe që Kosova të bie drastikisht në indeksin e lirisë së medieve.

Lajme të ngjashme