Agjencia për Informim dhe Privatësi bëhet anëtare e një shoqate në Francë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale - NACIONALE

Agjencia për Informim dhe Privatësi bëhet anëtare e një shoqate në Francë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjencia për Informim dhe Privatësi është pranuar anëtare me të drejta të plota në Shoqatën Frankofone për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me seli në Francë.

Përmes një postimi në Facebook nga kjo agjenci kanë deklaruar se me 18 vota për dhe 1 abstenim, janë pranuar si anëtare me të drejta të plota në Shoqatën Frankofone për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

“Në mbledhjen e 15-të Asambleja e Përgjithshme e mbajtur në Tanger në Maroko, më 3 tetor 2023, më 18 vota për dhe 1 abstenim, pranoi Agjencinë për Informim dhe Privatësi të Republikës së Kosovës si anëtare me të drejta të plota në Shoqatën Frankofone për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me seli në Francë.”

Shoqata Frankofone e Autoriteteve të Mbrojtjes (AFAPDP) u krijua në shtator të vitin 2007 në Montreal në kuadër të Konferencës së 29-të Ndërkombëtare të Komisionerëve për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Privatësinë dhe bashkon autoritetet e pavarura të mbrojtjes së të dhënave të 23 Shteteve dhe qeverive. Brenda kësaj hapësire, më shumë se 60 ligje dhe 50 autoritete të pavarura mbrojnë të dhënat personale dhe sigurojnë privatësinë e qindra miliona njerëzve.” – thuhet në njoftimin e AIP-së.

Lajme të ngjashme