AGK-ja dënon gjuhën e rrezikshme të Faruk Mujkës ndaj gazetes Mimoza Koprani Muçaj
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën linçuese të Faruk Mujkës kundër gazetares së KTV-së, Mimoza Koprani Muçaj.
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, AGK-ja e quajti “të papranueshme dhe shumë të rrezikshme” gjuhën e përdorur ndaj gazetares dhe KTV-së.
“AGK-ja konsideron se kjo është një gjuhë e papranueshme dhe shumë e rrezikshme ndaj gazetares dhe mediumit ku punon ajo. Mujka dhe zyrtarë të tjerë publikë duhet të ballafaqohen me të gjitha pyetjet që ngriten për interesin e publikut dhe të ndalojnë së përdoruri gjuhë denigruese.” – thuhet ndër të tjera në reagim.