Agim Bahtiri viziton bizneset familjare në Holandë, citon një fjali të famshme të Migjenit
Ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, Agim Bahtiri, ka vizituar bizneset e djemve të tij në Holandë.
Derisa ka vizitova projektin e fundit familjar, që është ndërtimi i një fabrike në Roterdamit, ai ka cituar poetin e njohur shqiptar Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni).
Për Bahtirin nuk është problem që për një projekt, i cili pritet të kushtojë mbi 10 milionë euro, të citon njeriun që njihet si poet i mjerimit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se “lumturia e njeriut është në djersën e ballit të vet”.
“Është kënaqësi t'i shoh ata të shëndetshëm dhe të lumtur! Më jep energji të shoh fëmijët e mi duke punuar ndershëm për të arritur ëndrrat e tyre sepse siç ka thënë Migjeni: “Lumturia e njeriut është në djersën e ballit të vet.” ❤️ Edhe sot ditë me shumë shi, puna nuk ndalet dhe njerëzit janë të buzëqeshur. Edhe në Holandë e kuptojnë se shiu është dhuratë nga Zoti. Sot së bashku me djemtë e mi vizitova projektin e fundit familjar. Kjo është kompania jonë e 4-të që ndodhet pranë Roterdamit me një investim mbi 10 milionë euro. Kjo kompani ka 2 kate ku do te kete vend depozitimi per rreth 4000 paleta ne temperatura nga -20 deri ne 7 gradë”, ka shkruar Bahtiri.
Në fushatën për zgjedhjet e fundit lokale, ku Bahtiri është mundur nga Bedri Hamza, kryeparlamentari Konjufca e kishte cilësuar Bahtirin si “akademik”.