Agim Bahtiri ‘monitoron’ KFOR-in dhe FSK-në, në operacionin e kërkim-shpërtimit
Një djalë rreth moshës 33-vjeçare, është zhdukur tash e tri ditë, në Liqenin e Ujmanit. Anipse kjo ngjarje jashtëzakonisht tragjike, pushteti krejt operacionin për kërkim-shpetimin e tij, po e portretizon kështu, “FSK në veri.”.
Propaganda e pushtetit në lidhje me këtë rast ka tejkaluar të gjithë kufinjt. Dyshohet se një viktimë është në mes, e propaganda vazhdon me ‘FSK për herë të parë në veri’, që nuk është e vërtetë. Për Nacionalen e thanë edhe ish-komandantët e FSK-së, se disa herë janë përfshirë në operacione të ngjashme, por sigurisht pa zhurmë. Agim Bahtiri, deputeti i Vetëvendosjes ka dalur aty, te vendi i ngjarjes.
