Agani: Arben Vitia zgjodhi improvizimet ligjore në vend të reformës në shëndetësi - NACIONALE

Agani: Arben Vitia zgjodhi improvizimet ligjore në vend të reformës në shëndetësi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka vlerësuar se qasja e ministrit aktual në detyrë, Arben Vitia, nuk ka sjellë rezultatet e pritura.

Ai konsideron se fokusi ka qenë më shumë në improvizime ligjore sesa në zbatimin e ligjeve ekzistuese, të cilat ishin pjesë e një reforme të menduar mirë për sistemin shëndetësor.

“Sa i përket punës së ministrit aktual, duhet thënë se qasja e tij nuk ka sjellë rezultatet e pritura kur të kemi parasysh mbështetjen e madhe parlamentare nga partia që ishte në pushtet, sepse është fokusuar më shumë në improvizime ligjore sesa në zbatimin e ligjeve ekzistuese që ishin pjesë e reformës mirë të menduar sistemore të shëndetësisë ”, tha ish- ministri Agani për Front Online.

Si shembull të mungesës së vizionit, ai përmend edhe mos themelimin e Odës së Psikologëve Klinikë, duke lënë të parregulluar një sektor të rëndësishëm të shëndetit mendor.

“Legjislacioni në fuqi ka qenë dhe është plotësisht i mjaftueshëm për të filluar reformat e nevojshme, por ka munguar vendosmëria për ta zbatuar. Kjo ka bërë që, në vend të progresit të qëndrueshëm, të kemi improvizime që krijojnë edhe më shumë paqartësi ”, deklaroi Agani.

Lajme të ngjashme