Afishe me fotografi të njërit sulmues të Bansjkës, policia ndalon disa të mitur dhe bastis shtëpitë e tyre - NACIONALE

Afishe me fotografi të njërit sulmues të Bansjkës, policia ndalon disa të mitur dhe bastis shtëpitë e tyre

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka kapur një të mitur me disa afishe ngjitëse me fotografi të njërit prej sulmuesve paraushtarakë në Banjskë të Zveçanit.

Veton Elshani, Zëvendës Drejtor i Policisë për rajonin e veriut, thotë se pas orës 01:00 të natës mbrëmë është kapur një person i mitur duke i ngjitur ato në Mitrovicë të Veriut.

“Mbrëmë rreth orës 01.00 në mëngjes, një person është has duke ngjit disa pamflete që pas verifikimit ka sjell deri tek inicimi i rastit nxitje e urrejtes. Ky person me urdhër të prokurorit është ndalu dhe deri tani janë identifiku edhe katër persona të tjerë”, tha Elshani për Gazetën Express.

“Tre nga ta janë intervistu, janë gjetë prova materiale që e mbështesin veprën nxitje e urrejtjes dhe momentalisht jemi duke punu në drejtim të asaj që të intervistohet edhe personi i 5-të në lidhje me këtë rast”, tha ai.

Lajme të ngjashme