Afera e ish-kryeprokurorit: Prokuroria Speciale thotë se do t'i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme - NACIONALE

Afera e ish-kryeprokurorit: Prokuroria Speciale thotë se do t'i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka shpërthyer afera e ish-kryeprokuorit të Apelit, i cili në një emision të "kallxo.com" u pa teksa diskutonte me një biznesmen për të ndërhyrë në lëndët e biznesmenit në gjykatë.

Krejt këto shërbime Haxhi Dërguti duket se i bënte, pasi iu ofruan 150 mijë euro në këmbim.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur përmes një komunikate se do t'i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me këtë rast.

Njoftimi:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se ka ndjekur me vëmendje emisionin ”Kallxo Përnime”, të transmetuar më datën 24 dhe 25 tetor 2022. Menjëherë pas publikimit të këtij emisioni, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës i ka analizuar të gjitha të dhënat e transmetuara në këtë hulumtim medial dhe do të marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me kompetencat ligjore dhe kushtetuese të saj, për të gjithë personat e përfshirë në këtë rast”, thuhet në komunikatën për media.

Lajme të ngjashme