Afera 15 milionëshe me naftën, Rrahmani: Korrupsioni kurrë s’ka qenë më i lartë se në këtë pushtet
Deputeti i PDK-së, Eman Rahman, ka reaguar pas publikimit nga Nacionale të aferës korruptive, ku “IP Petrol” ka falsifikuar dokumentin e “British Petrol” për ta fituar një tender në vlerë mbi 15 milionë euro.
Ai ka bërë me dije se Kosova asnjëherë më parë nuk ka qenë me e korruptuar.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se e vetmja gjë që bashkon sot Kosovën është korrupsioni dhe interesi.
“Mirëmëngjesi nga Kosova më e korruptuar se asnjëherë më parë! E vetmja gjë që bashkon sot në vendin tonë është korrupsioni dhe interesi. Korrupsioni kurrë s’ka qenë më i lartë se në këtë pushtet. Edhe në nivelin lokal, nëpër komuna, korrupsioni është më i madh se çdo herë”, ka shkruar ai.