Adnan Rrustemi për Manastirin e Deçanit: Kurti deshti ta faktorizojë Rashiqin kundër Listës Serbe - NACIONALE

Adnan Rrustemi për Manastirin e Deçanit: Kurti deshti ta faktorizojë Rashiqin kundër Listës Serbe

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Deptueti i VV-së, Adnan Rrustemi, ka dalur me një teori interesante pas deklaratave të Nenad Rashiq për Manastirin e Deçanit.

Rrustemi ka shkruar se Kurti u mundua ta faktorizojë Rashiqin kundër Listës Serbe.

Postimi i plotë i Rrustemit:

Çështja e vendimit për Manastirin e Deçanit ka qenë vendim i Gjykatës Kushtetuese, i pakthyeshëm, përveçse edhe kusht për Kosovën në rrugën e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Jashtë kësaj, problemi i parë është se si erdhi puna që Gjykata ta marrë këtë vendim, kurse pothuajse ata që sot po reagojnë kanë kontribuar në këtë vendim nga papërgjegjësia e humbja e afateve, siç ishte veçanërisht Komuna e Deçanit.

Problemi i dytë është se deklaraten e Nenad Rashiqit nuk e shohin si angazhim të KM Albin Kurti për ta faktorizuar sadopak Nenad Rashiqin kundër Listës Serbe, por reagojnë të sinkronizuar thua ti po i shqetëson pse Lista Serbe i ka 9 deputetë e jo 10.

Kush angazhohet për shtet, punon me zvogëlu Listën Serbe, e me forcu deputetë serbë që e njohin Republikën, kurse ata që mendjen e kanë veç te pushteti sikur kanë interes që Lista Serbe t’i kishte 10 deputetë.

Lajme të ngjashme