Administrata Tatimore e Kosovës "nuk kalon" në gramatikë, përdor gabimisht një folje në mënyrë amatore - NACIONALE

Administrata Tatimore e Kosovës "nuk kalon" në gramatikë, përdor gabimisht një folje në mënyrë amatore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në uebfaqen e saj, Administrata Tatimore e Kosovës e ofron mundësinë e deklarimit të punëtorit. Megjithatë, sipas Ilmi Rexhepit, njohës i gjuhës shqipe, ATK-ja ka bërë gabim me foljen e përzgjedhur për këtë njoftim.

Në vend të deklarimit, ATK-ja ka shkruar për “lajmërimin” e punëtorit.

Në një kritikë të publikuar në faqen “Vërejtje dhe rregulla gramatikore”, tregohet arsyeja se pse një gjë e tillë është gabim.

“Folja "lajmëroj" dhe emri prejfoljor "lajmërim" kanë kuptimin e dhënies së lajmit e të njoftimit për diçka, por nuk kanë kuptimin e paraqitjes e të deklarimit, këto kuptimet e fundit i kanë marrë nga ndikimi i serbishtes, prandaj nuk bën kurrsesi të përdoren me ato kuptime.

Në shqipen e pastër, ashtu si e kanë shkruar (për lajmërimin e punëtorit) ka kuptimin që një kompani zotohet se do t'i japë lajme punëtorit e jo që e ka deklaruar punëtorin në organin tatimor” – shkruhet aty.

Lajme të ngjashme