Administrata e Trumpit po synon lirim masiv të të burgosurve nga Bjellorusia - NACIONALE

Administrata e Trumpit po synon lirim masiv të të burgosurve nga Bjellorusia

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe Bjellorusia janë duke e diskutuar lirimin e mundshëm të të paktën 100 të të burgosurve politikë nga Minsku së shpejti, sipas tri burimeve të afërta me çështjen.

Përderisa shteti autoritar ka liruar dhjetëra të ndaluar në disa valë që nga ardhja në pushtet e presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në janar, zyrtarët amerikanë duan që ta sigurojnë lirimin e më shumë se 100 të të burgosurve me një marrëveshje të vetme, thanë burimet ditëve të fundit, duke kërkuar që të mbeteshin anonime, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Në atë që ishte lirimi më i madh deri më tani, Bjellorusia në shtator liroi 52 persona. Organizatat perëndimore për të drejtat e njeriut thonë se qeveria e presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko, mban më shumë se 1.000 të burgosur politikë, përfshirë ish-kandidatë për president e fitues të Çmimit Nobel.

Nuk ishte e qartë se cilët të burgosur mund të lirohen dhe kur saktësisht mund të bëhet lirimi i tyre. Shtëpia e Bardhë refuzoi që të komentonte. Ambasada e Bjellorusisë në Uashington gjithashtu nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Lajme të ngjashme