Administrata Biden i kërkon Kongresit fonde shtesë për Ukrainën
Administrata Biden i ka bërë thirrje Kongresit Amerikan që të përfshijë fonde shtesë në paketën e qeverisë që duhet të kalojë për ato që tha se janë tre "nevoja kritike për financim”.
Kongresi është rikthyer me një seancë të hënën dhe pritet të miratojë një projekt-ligj për të financuar qeverinë deri më 16 dhjetor.
Bëhet e ditur se Drejtoresha e Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit Shalanda Young i ka dërguar një letër Kryetares së Dhomës Nancy Pelosi duke detajuar një kërkesë prej 37.7 miliardë dollarësh për ndihmë për Ukrainën, 10 miliardë dollarë për Covid-19 dhe një shumë të paspecifikuar për lehtësimin e fatkeqësive.
Ndërsa, sipas një fletë akti të parë nga CNN, kërkesa e Ukrainës prej 37.7 miliardë dollarësh është shpërndarë në katër departamente të qeverisë amerikane.
Njoftohet se, Young i shkroi Pelosit se kërkesa do të "siguronte që Ukraina të ketë fondet, armët dhe mbështetjen që i nevojiten për të mbrojtur veten dhe që njerëzit e cenueshëm të vazhdojnë të marrin ndihma për shpëtimin e jetës.”
Sipas CNN, kërkesa gjithashtu trajton mungesat kritike globale të ushqimit dhe energjisë të shkaktuara nga pushtimi i Rusisë.
