"Adhuruesi i Kurtit" në Telekom e ofendon qytetarin: Mi rrofsh k**** me axhën - NACIONALE

"Adhuruesi i Kurtit" në Telekom e ofendon qytetarin: Mi rrofsh k**** me axhën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së djeshme media në vend kanë raportuar se një përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, Feim Kelmendi, u zgjodh zyrtar i lartë i Financave në Telekom.

Se Kelmendi është përkrahës i partisë në pushtet, këtë e ka dëshmuar me një sërë postimesh në rrjetet sociale.

Në një postim të datës 6 janar të këtij viti, Kelmendi kishte shprehur përkrahje të madhe për kryeministrin, Albin Kurtin.

Legjendë, qysh ta merrë ti mendja qashtu bonja, unë kam besim 100 tek ti”, kishte shkruar ai.

Por, zyrtari i ri i Telekomit duket se ka problem t’i pranojë kritikat. Në një diskutim në Facebook, ai ka sharë dhe ofenduar disa qytetarë, të cilët kishin ca kritika për të.

Morina Elhaimi, mi rrofsh koq*t me axhen”, i’u ka përgjigjur Kelmendi kritikave të një qytetari.

Ndryshe, zgjedhja e Feim Kelmendit në këtë post ka shkaktuar reagime të mëdha nga partitë opozitare, shoqëria civile dhe mediat.

Lajme të ngjashme