Adbixhiku viziton Dragashin: ‘Rruga e Re’ përbrendëson aspiratat e sektorit privat, si gjenerator i zhvillimit e punësimit
Kryetari i LDK-së, Lumir Adbixhiku, ka vizituar Dragashin ku ka takuar qytetarët e kësaj komune.
Gjatë vizitës, kreu i i LDK-së bëri të ditur se ka vizituar edhe dy biznes duke shtuar se “‘Rruga e Re’ përbrendëson aspiratat e sektorit privat, si gjenerator i zhvillimit e punësimit”.
Postimi:
Sot, në Dragash, tubime e takime me qytetarë e kryefamiljarë. Përbashkimi rreth së djathtës sot mbetet prioritet nacional.
I lumtur me pritjen qytetare në çdo anë, qytet e fshat. Lidhja po rritet, lidhja po bëhet siç ka qenë e destinuar gjithherë; e popullit, e qytetarëve e secilit patriot të djathtë!
Vizitova dhe dy biznese; ‘Meka Food’ dhe ‘Aeg Sharr’. Pashë nga afër përkushtimin e jashtëzakonshëm që ndërmarrësit e punëtorët japin secilën ditë. ‘Rruga e Re’ përbrendëson aspiratat e sektorit privat, si gjenerator i zhvillimit e punësimit. Jemi me ta, do të jemi gjithnjë me ta!